24-orë: 8 aksidente në Ferizaj, 6 persona përfundojnë të lënduar

24-orë: 8 aksidente në Ferizaj, 6 persona përfundojnë të lënduar

Written by

in

24-orë: 8 aksidente në Ferizaj, 6 persona përfundojnë të lënduar

Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe, siç thuhet në njoftim, janë raportuar 8 aksidente trafiku, prej tyre, 4 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 6 persona dhe 4 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 262 gjoba për kundërvajtje.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv