
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, të shtunën, më 7 nëntor 2026, do të mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”, e cila mbahet për herë të parë këtë vit.
Sipas njoftimit të Komunës, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00, në segmentin nga rrethi që lidhet me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i “Maxi 24”.
Megjithatë, rrethrrotullimi te “Maxi 24” do të mbetet i hapur për qarkullim normal, pasi shiriti i tij i brendshëm nuk do të bllokohet.
Për të shmangur kolonat dhe vonesat në trafik, qytetarëve u është rekomanduar të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kohës së kufizimit, ndërsa i ka ftuar ata të dalin për të mbështetur garën e çiklizmit në kryeqytet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali