
Rastet e vjedhjeve nuk janë të rralla në vendin tonë, ndërsa cak i tyre shpesh bëhen edhe bizneset dhe lokalet afariste. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në lagjen Lakrishte të Prishtinës, ku një adoleshent dyshohet se ka mashtruar shitësen dhe ka marrë para nga arka e një biznesi.
Sinjali ka siguruar pamje nga momenti i incidentit, ku shihet i dyshuari teksa afrohet pranë arkës, arrin të marrë para dhe më pas largohet nga lokali.
Nga pamjet e siguruara shihet se gjithçka ndodh brenda pak çastesh, ndërsa i riu largohet pasi merr paratë.
VIDEO:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali