
Një rast grabitjeje është raportuar në rrugën “UÇK” në Pejë, të enjten rreth orës 13:30.
Sipas raportit policor, një burrë ka deklaruar se një person i dyshuar, duke përdorur dhunë fizike, ia kishte grabitur çantën e dorës, në të cilën ndodheshin 480 euro para të gatshme, një telefon mobil, letërnjoftimi dhe patentë shoferi, transmeton Klankosova.tv.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar nga organet kompetente.
Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.