Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Written by

in

Adjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn, e ka dekoruar Jasharin me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë.

Dekoratat i janë ndarë në shenjë vlerësimi për kontributin dhe bashkëpunimin në kuadër të partneritetit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës është një nga shtyllat e rëndësishme të partneritetit të mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen profesionale të FSK-së.

 

Burimi: RTKLive