Sipas raportit të Policisë, gjatë trajtimit të rastit, zyrtarët policorë kanë shkuar në një shtëpi ku dyshohej se qëndronin qentë, por aty kanë hasur në rezistencë nga dy gra të dyshuara.
Njëra prej tyre dyshohet se ka sulmuar zyrtaren policore. Gjatë intervistimit, të dyshuarat kanë mohuar se qentë janë në pronësi të tyre, duke deklaruar se bëhet fjalë për qen endacakë.
Në konsultim me prokurorin, ndaj tyre është iniciuar rast për pengim të personit zyrtar dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa të dyja janë liruar.
Burimi: RTKLive
