
Takimi i parë i grupit punues për strategjinë shtetërore për të apeluar aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka mbledhur deputetët në ndërtesën e qeverisë.
Ky grup punues udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, është te Qeveria, teksa ka njoftuar se deri më tani kanë mbërritur deputetja e PDK-së, njëherësh U.D. e kryetares së partisë, Vlora Çitaku, Bekë Berisha i Aleancës dhe Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje.