
Policia ka njoftuar se një grua ka vdekur derisa po trajtohej në Spitalin e Mitrovicës.
Trupi i saj është dërguar për obduksion, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për këtë rast.
“HETIM I VDEKJES: Rr. Adem Ademi, Mitrovicë veri 06.11.2026 – 19:00. Nga Spitali Rajonal është pranuar informata se viktima femër kosovare, e cila kishte qenë duke u trajtuar në spital ka vdekur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Burimi: Insajderi