Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Written by

in

Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se forcat e SHBA-së kanë kryer sulme ushtarake në ishullin iranian Qeshm, duke pretenduari se Uashingtoni ka bërë “shumë përparim” në bisedimet me Iranin.

Trump tha të premten se forcat amerikane kishin kryer atë që ai e përshkroi si sulme të vogla kundër sistemeve iranianë të mbrojtjes ajrore.

“Ne kryejmë sulme të vogla,” deklaroi Trump para gazetarëve në West Palm Beach, Florida. “Ata ndërtuan pak pajisje anti-ajrore dhe ne i shkatërruam ato për rreth 15 minuta, ndoshta 5.”

Deklarata e presidentit amerikan erdhi pak pas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, të cilat njoftuan për dy goditje me raketa në zonën Suza të ishullit Qeshm, të ndodhur në Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kyçe për transportin e naftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali