Vëllai sulmon motrën në Malishevë, gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë lëndohet edhe babai

Vëllai sulmon motrën në Malishevë, gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë lëndohet edhe babai

Written by

in

Vëllai sulmon motrën në Malishevë, gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë lëndohet edhe babai

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, ku si pasojë e një mosmarrëveshjeje, një grua është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Sipas raportit policor, gjatë incidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe babai i tyre, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë, transmeton Klankosova.tv.

Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas marrjes së terapisë mjekësore, është intervistuar nga organet e rendit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.