
Superliga e Kosovës sjell sot dy përballje interesante në kuadër të xhiros së 13-të, ku vëmendja kryesore është te dueli mes Gjilanit dhe Malishevës, ndërsa Ballkani synon të vazhdojë ngjitjen në tabelë.
Feronikeli – Ballkani (13:00)
Ballkani udhëton te Feronikeli me synimin për të marrë tri pikët dhe për të vazhduar presionin ndaj skuadrave të kreut. Therandasit renditen në vendin e katërt me 19 pikë, ndërsa Feronikeli ndodhet në pozitën e shtatë me 12 pikë. Vendasit kërkojnë rezultat pozitiv për ta larguar ngabzona e rrezikshme, por Ballkani është favorit.
Gjilani – Malisheva (16:00)
Një përballje mjaft interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku vendasit presin Malishevën, skuadrën që po lufton për kreun e tabelës. Malisheva është e dyta me 27 pikë, vetëm dy pikë prapa lideres Prishtina, ndërsa Gjilani renditet në vendin e pestë me 19 pikë. Mysafirët synojnë fitoren për të vazhduar ndjekjen e kreut, kurse Gjilani kërkon të shfrytëzojë terrenin vendas.
Të dy këto ndeshje transmetohen në kanalet sportive të Artmotion.