Islami: Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi, ka elemente të Aleksandar Vuçiqit

Islami: Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi, ka elemente të Aleksandar Vuçiqit

Written by

in

Njohësi i sigurisë, Avni Islami theksoi se shembja Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi dhe duhet të jetë vigjilente, sepse në shtrirjen horizontale ka elemente të Aleksandar Vuçiqit që ende mendojnë se mund të ndërmarrin veprime në dëm të vendit tonë.

Islami në një postim në Facebook shkruan se pas Vuçiqit, edhe figura tjera si Aleksandar Vulin e Milan Mojsiloviq janë në panik për fatin e tyre.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Shembja e sistemi të ndërtuar nga Vuçiqi po bie me ritëm më të shpejtë se sa që është menduar nga vetë serbët, por edhe nga bota demokratike. Menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve nacionale kanë filluar shenjat e para që Vuçiqi po e humb fuqinë politike.

Jo vetëm ky, por edhe figura të tjera si Vulini, Mojsiloviqi etj, janë në panik për fatin e tyre. Tashmë po dalin në dritë implikimet financiare përmes ALTA BANKA në Serbi, ku po hetohen dyshimet për keqpërdorime financiare në vlerë prej miliona eurosh.

Sipas hulumtimeve të dokumentuara nga BIRN ndërmjet kompanisë së Macurës dhe Milan Radoiçiqit, e vendosin rastin në një kontekst më të gjerë të marrëdhënieve ndërmjet biznesit, politikës dhe qarqeve të fuqishme ekonomike në Serbi.

Aspekti më interesant nga perspektiva e Kosovës është lidhja me Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin.

Duke e pasur parasysh se këto dy figura politike jo vetëm që janë të lidhura me Listën Serbe, por janë edhe persona që përmenden në disa hetime dhe hulumtime për rrjete biznesore dhe ekonomike në Serbi dhe Kosovë.

Për Kosovën, kjo është me rëndësi sepse ndihmon në kuptimin e lidhjeve ndërmjet elitave politike, biznesore dhe strukturave që kanë ushtruar ndikim në komunitetin serb në Kosovë. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka dëshmi në materialin e publikuar se fondet e përfshira në aferën e Alta Bankës janë përdorur për financimin e Listës Serbe apo aktiviteteve të Radoiçiqit.

Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi dhe duhet të jemi vigjilentë, sepse në shtrirjen horizontale ka elemente të Vuçiqit që ende mendojnë se mund të ndërmarrin veprime në dëm të vendit tonë. /Telegrafi/