Gjenerali Osborn dekoron Komandant Jasharin me Medaljen e Arritjeve të Larta

Gjenerali Osborn dekoron Komandant Jasharin me Medaljen e Arritjeve të Larta

Written by

in

Gjenerali Osborn dekoron Komandant Jasharin me Medaljen e Arritjeve të Larta

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, ka dekoruar Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë.

Kështu bëri me dije FSK-ja përmes një postim në Facebook, raporton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi vetëm pak ditë më parë, Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Sipas FSK-së, partneriteti ndërmjet FSK-së dhe GKA-së, i ndërtuar ndër vite mbi besimin, profesionalizmin dhe vlerat e përbashkëta, mbetet një dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova dhe ShBA – partneritet i përhershëm”, shkruante në njoftimin e FSK-së të datës 3 nëntor. /Klankosova.tv