Marrëveshja për burgjet me qira në Gjilan, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova për 6 muaj do të punojnë në Danimarkë

Marrëveshja për burgjet me qira në Gjilan, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova për 6 muaj do të punojnë në Danimarkë

Written by

in

Marrëveshja për burgjet me qira në Gjilan, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova për 6 muaj do të punojnë në Danimarkë

Njëzet e tre oficerë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën në tri burgje daneze: Ringe, Vestre dhe Storstrøm.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ata do të jenë pjesë e stafit të rregullt të këtyre institucioneve korrektuese. Ndryshe nga periudha e mëparshme e trajnimit, kësaj radhe oficerët kosovarë do të angazhohen drejtpërdrejt në punën e përditshme të burgjeve, duke kryer detyra në mënyrë të pavarur dhe duke u përfshirë në oraret e ndërrimeve.

Kjo skemë ishte kundërshtuar që në vitin 2024 nga përfaqësuesit e oficerëve danezë të burgjeve, kur politikanët vendosën që një grup zyrtarësh korrektues nga Kosova të trajnohej në institucionet e burgjeve të Danimarkës.

Asokohe, kryetari i Shoqatës Daneze të Burgjeve, Bo Yde Sørensen, kishte kundërshtuar mundësinë që oficerët kosovarë të kishin qasje të pavarur në korridoret e burgjeve dhe të mbanin çelësat e tyre, shkruan mediumi “FYN”, trasnemton Express.

Megjithatë, një gjë e tillë po ndodh tani. Shërbimi Korrektues Danez ka konfirmuar angazhimin e 23 oficerëve kosovarë, duke e cilësuar këtë si pjesë të programit të tyre të trajnimit profesional.

Guvernatori Mads Beyer, i cili do të jetë përgjegjës për burgun e ri që pritet të hapet në Gjilan të Kosovës, ka shpjeguar se ky angazhim është pjesë e përgatitjeve për funksionalizimin e këtij institucioni.

Ai është pyetur gjithashtu nëse angazhimi i oficerëve kosovarë lidhet edhe me mungesën e stafit dhe mbingarkesën e burgjeve daneze. Beyer ka pranuar se kjo është një nga arsyet që ka ndikuar në këtë vendim.

Ndryshe nga viti 2025, kur oficerët kosovarë qëndronin në Danimarkë për trajnim dhe vetëm shoqëronin kolegët e tyre danezë, tani ata do të punojnë drejtpërdrejt në repartet e burgjeve dhe do të jenë pjesë e orareve të rregullta të punës.

Sipas Beyer, gjatë javëve të para ata pritet të punojnë në bashkëpunim me një koleg danez, ndërsa synimi është që më pas të kryejnë detyrat e tyre së bashku me pjesën tjetër të stafit, përkrah kolegëve me përvojë.

Burimi: Insajderi