E mitura kapet duke vjedhur produkte në një lokal në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

E mitura kapet duke vjedhur produkte në një lokal në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Written by

in

Një person ka raportuar se e mitura është zënë duke vjedhur disa produkte nga lokali.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:18, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencën e zyrtares së Qendrës për Punë Sociale dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 08.10.14:18. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se e dyshuara femër e mitur, është zëne duke vjedhur disa produkte nga lokali. E dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencën e zyrtares së Qendrës për Punë Sociale, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa gjërat i janë kthyer të dëmtuarit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/