
Vëllezërit Afrim dhe Gëzim Sadiku, të ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, folën për rrugëtimin e tyre artistik, punën si këngëtarë dhe jetën që ia kanë kushtuar muzikës dhe ruajtjes së traditës.
Gjatë bisedës, Afrim Sadiku theksoi rëndësinë e cilësisë në muzikën e tyre.
“Duhet me bo muzikë të mirë, muzikë të këndshme për vesh, ajo është njësoj sikur ushqimi. Jemi të fokusuar në atë fushë”, u shpreh Afrimi.
Ndërkaq, vëllai i tij, Gëzimi, foli për bashkëpunimin mes tyre dhe ndikimin që pati rrugëtimi artistik i Afrimit në zhvillimin e tij muzikor.
“Unë e kam pasë ma lehtë, se Afrimi e ka bo bazën dhe unë i kam shku rrugës së z. Afrim”, tha Gëzimi.
Vëllezërit treguan se bashkëpunimi i tyre karakterizohet nga mirëkuptimi dhe harmonia, duke theksuar se e njohin aq mirë njëri-tjetrin, saqë nuk kanë nevojë as të komunikojnë me fjalë për të kuptuar se çfarë dëshirojnë të realizojnë.
“E kuptojmë njëri-tjetrin se çka dojme me bo. S’ka nevojë as me u kqyr”, u shpreh Afrimi.
Momenti që i dha edhe më shumë atmosferë emisionit ishte interpretimi i tyre live në studio, ku vëllezërit Sadiku kënduan nën shoqërinë e çiftelisë.
Për më shumë: