Aksion i Antidrogës në Prishtinë: Sekuestrohet kokainë e marihuanë, arrestohen pesë persona

Aksion i Antidrogës në Prishtinë: Sekuestrohet kokainë e marihuanë, arrestohen pesë persona

Written by

in

Aksion i Antidrogës në Prishtinë: Sekuestrohet kokainë e marihuanë, arrestohen pesë persona

Pesë persona kanë përfunduar në pranga në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se janë të përfshirë në trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Aksioni i rrufe u realizua nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët lokalizuan dhe kontrolluan dy vetura dhe një banesë që shfrytëzoheshin nga të dyshuarit.

Gjatë bastisjeve, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë të dyshuar si kokainë, si dhe 517.5 gramë marihuanë.

Përveç lëndës narkotike, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar edhe një peshore digjitale për matjen e drogës, dy paketime me folje për paketim, 440 euro para të gatshme – që dyshohet se u përfituan nga veprimtaria e kundërligjshme – si dhe tre telefona celularë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali