
Beharja ka kaluar momente të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, pas disa keqkuptimeve dhe debateve me vajzat e tjera të shtëpisë.
E prekur nga situata e krijuar, ajo nuk ka arritur t’i mbajë lotët, teksa është hapur në një bisedë me Fuegon, duke i treguar se ndihet e lodhur nga komentet dhe akuzat e vazhdueshme.
“Mu ka bo shumë n’tona anët t’u mu gjujtë… Në mbrëmje vjen ajo ‘e ke bo qita’, në mëngjes tjetra ‘e ke bo qita’… Po ma nin se s’jom qashtu…”, u shpreh Beharja.
Gjatë këtij momenti emocional, Fuego i qëndroi pranë, duke e dëgjuar dhe mbështetur teksa ajo shprehte shqetësimet e saj.