“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me të

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me të

Written by

in

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me të

Afrimiteti mes Behares dhe Fuegos në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur diskutime mes banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin martesor të banores.

Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë komentuar raportin mes dyshes, duke shprehur mendime të ndryshme për afërsinë e tyre dhe mënyrën se si Beharja po sillet me Fuegon.

Nora u shpreh se, nëse do të ishte e martuar, nuk do të qëndronte aq afër me një mashkull tjetër, duke lënë të kuptohet se sjellja e Behares i duket e papërshtatshme.

“Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj”, u shpreh ajo.

Ndryshe mendon Kledja, e cila e cilësoi raportin mes Behares dhe Fuegos si një shoqëri krejtësisht normale, të paktën nga ana e këtij të fundit.

Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal”, deklaroi Kledja.

Ndërkaq, Shqiponja ishte më e drejtpërdrejtë në kritikat e saj, duke pretenduar se Behara po e përdor statusin e saj si bashkëshorte dhe nënë kur i përshtatet, ndërsa në raportin me Fuegon, sipas saj, nuk po sillet në të njëjtën mënyrë.

Burimi: Insajderi