A mund të përdoret Haga si kusht për Asociacionin nga Lista Serbe? Skenari që ngre Genc Burimi

A mund të përdoret Haga si kusht për Asociacionin nga Lista Serbe? Skenari që ngre Genc Burimi

Written by

in

A mund të përdoret Haga si kusht për Asociacionin nga Lista Serbe? Skenari që ngre Genc Burimi

Analisti Genc Burimi, në emisionin “Ora Shtatë”, ka komentuar mundësinë e ndërhyrjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në çështjet që lidhen me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Burimi u shpreh se nuk beson që Rama do të ndërhyjë në këtë çështje, duke theksuar se marrëdhëniet personale mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk e bëjnë të pritshme një veprim të tillë në rrethanat aktuale, transmeton Klankosova.tv.

“Absolutisht jo. Duke i njohur marrëdhëniet personale mes Kurtit dhe Ramës, nuk e besoj, Rama ka tjera probleme”, deklaroi Burimi.

Megjithatë, analisti la të hapur mundësinë që Rama të përfshihet nëse çështja e Hagës ndërlidhet me ndryshimet kushtetuese në Kosovë.

Sipas tij, për zbatimin e ligjit të miratuar, duhet të ndryshohet neni 126 i Kushtetutës, por një proces i tillë paraqet vështirësi për shkak të nevojës për votat e dy të tretave dhe rolit të Listës Serbe në këtë proces.

Burimi ngriti si skenar mundësinë që Lista Serbe të kushtëzojë mbështetjen për ndryshimet kushtetuese lidhur me Hagën me çështjen e Asociacionit

“Imagjinoni nëse Lista Serbe thotë: ‘Unë ua zhbllokoj ndryshimin e Kushtetutës për Hagën në shkëmbim të Asociacionit’. Këtu mund të hyjë Rama. Vetëm në këtë rast mund ta shoh Edi Ramën duke ndërhyrë”, u shpreh ai.