Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, H. Ali Özel, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, përmes një njoftimi, ku thuhet se Özel është informuar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës për ecurinë dhe detajet e projektit.
Sipas njoftimit, Xhamia Qendrore e Prishtinës synon të përmbushë nevojat fetare të komunitetit mysliman në të gjithë vendin.
Projekti parashihet të jetë kompleksi më i madh i xhamisë në Ballkan, me kapacitet për të pranuar rreth 14 mijë persona.