
Një person ka shtënë disa herë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari është një 30-vjeçar me inicialet A.I.
Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një pistoletë, për të cilën i dyshuari posedonte leje valide për mbajtje.
Në cilësi të provave materiale, zyrtarët policorë kanë sekuestruar armën me karikator, 30 fishekë dhe tri gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që i dyshuari, pas intervistimit, të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali