Ia grabiti çantën ku kishte telefonin dhe 480 euro, viktima në Pejë pranon tretman mjekësor

Ia grabiti çantën ku kishte telefonin dhe 480 euro, viktima në Pejë pranon tretman mjekësor

Written by

in

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në Pejë, ku një personi me dhunë i është marr çanta ku kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin.

Rasti ka ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Pejë, të enjten në ora 13:30.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar në polici se një i dyshuar duke përdorur dhunën fizike i kishte grabitur çantën e dorës ku në të kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është intervistuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /Telegrafi/