
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari, A.I ( 30 vjeç) gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes, ka përdorur atë duke shtënë disa herë në ajër.
Bëhet fjalë për një pistoletë, për të cilën i dyshuari posedonte leje valide për mbajtje.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar arma e zjarrit me karikator dhe 30 fishekë, si dhe tri gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.
Burimi: Insajderi