Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur sot, ndërsa i dyshuari është 30-vjeçar me inicialet A.I.
Ai dyshohet se ka përdorur një pistoletë për të shtënë disa herë në ajër, ndonëse posedonte leje valide për mbajtjen e armës.
Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar pistoletën me karikator, 30 fishekë dhe tri gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari, pas intervistimit, të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.
Burimi: RTKLive
