
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimin e një arme zjarri, pasi një 30-vjeçar dyshohet se ka shtënë disa herë në ajër.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari me inicialet A.I. posedonte leje valide për mbajtjen e armës.
Gjatë veprimeve policore, si prova materiale janë sekuestruar një pistoletë me karikator, 30 fishekë dhe tri gëzhoja.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që i dyshuari, pas intervistimit, të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.