
Pas gati katër orësh protestë, Policia ka shoqëruar sërish disa protestues në Tiranë, këtë herë pranë selisë së Partisë Demokratike.
Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa forcat e rendit janë në kërkim të personave të maskuar, të dyshuar për kryerjen e akteve të dhunës.
Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë në katër anët e Unazës, pasi pak minuta më parë janë tërhequr nga zona pranë Kryeministrisë dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta ka zgjatur tashmë rreth katër orë, ndërsa situata është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të policisë.
Burimi: Insajderi