Ekskluzive | Bastisje në Ferizaj – 19 paketime me marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Ekskluzive | Bastisje në Ferizaj – 19 paketime me marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Written by

in

Ekskluzive | Bastisje në Ferizaj – 19 paketime me marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Një aksion policor është zhvilluar më 8 tetor në rrugën “Lekë Dukagjini” në Ferizaj, ku gjatë kontrollit të një shtëpie janë gjetur substancë e dyshuar narkotike, para të gatshme dhe pajisje të tjera.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:45, hetuesit për narkotikë, me asistimin e njësisë së hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, kanë zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore.

Kontrolli është kryer në një shtëpi me objekte përcjellëse, një veturë dhe një motoçikletë, në pronësi të një të dyshuari të ri.

Gjatë kontrollit, në hyrje të shtëpisë, brenda një palë atleteve, janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia ka sekuestruar një qese me rreth 1.90 gramë marihuanë dhe 19 qese të tjera me peshë totale rreth 19.20 gramë.

Po ashtu, janë konfiskuar 963.80 euro, 700 lekë të Shqipërisë, tre telefona mobilë – iPhone 17, iPhone 13 dhe iPhone 12 – një USB, një mbushës telefoni dhe një thikë me mbishkrimin “Boker”.

Vlera e substancës narkotike në treg është vlerësuar rreth 200 euro.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Bastisje në Ferizaj – 19 paketime me marihuanë, rreth 1 mijë euro cash dhe tre iPhone, i dyshuari ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali