Tensione në shtëpinë e BBVK 5, Anjeza humbet durimin ndaj Zojës – eskalon deri edhe në prekje fizike

Tensione në shtëpinë e BBVK 5, Anjeza humbet durimin ndaj Zojës - eskalon deri edhe në prekje fizike

Written by

in

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 është tensionuar ndjeshëm, ndërsa përplasjet mes banorëve po kalojnë edhe në konfrontime fizike.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes kanë qenë Anjeza Gubetini dhe Zoja Nushi, të cilat janë përfshirë në një debat të ashpër, që nisi me shkëmbim fjalësh dhe përfundoi me afrime fizike mes tyre.

Gjithçka nisi pasi Zoja i kërkoi Anjezës të mos ndërhynte në debatet e saj, duke iu drejtuar edhe me disa komente të ashpra.

“Nëse nuk e kupton muhabetin, mos fol, mos ma luaj feministen aty”, i tha Zoja, mes tjerash.

Anjeza, nga ana tjetër, nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj menjëherë, duke bërë të qartë se nga ai moment do të përfshihej në çdo diskutim që zhvillohej në shtëpi.

“Prej sotit, çdo temë që diskutohet ka me qenë pjesë”, deklaroi ajo.

Përplasja mes dy banoreve vazhdoi me tone të larta, ndërsa situata u bë edhe më e tensionuar kur debati kaloi në afrime dhe prekje fizike.

Kështu, mosmarrëveshjet mes banorëve të BBVK 5 po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha, duke e bërë atmosferën në shtëpi edhe më të tensionuar. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be