Pas dy barazimeve radhazi, skuadra gjilanase ka arritur të marrë tri pikë të rëndësishme, duke treguar efikasitet në fazën ofensive.
Arjol Bllaca ishte figura kryesore e vendasve, duke realizuar dy gola, ndërsa një herë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Belart Tolaj.
Në anën tjetër, për Malishevën shënuan Valmir Nafiu dhe Xhemal Ibishi.
Momenti vendimtar i takimit erdhi kur rezultati ishte 1-1. Malisheva fitoi një penallti, por portieri Marjan Coric u tregua vendimtar për Gjilanin, duke ia mohuar golin Valmir Nafiut fillimisht nga pika e bardhë dhe më pas edhe në vazhdim të aksionit, pas topit të kthyer.
Me këtë triumf, Gjilani vazhdon të renditet në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërsa Malisheva mbetet e dyta në tabelë me 27 pikë.
Burimi: RTKLive
