
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Shefi i ekzekutivit do të jetë pjesëmarrës edhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit për media të Qeverisë, gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.