
Partitë opozitare kanë paralajmëruar paraqitjen e amendamenteve në Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2027, duke kërkuar që në të të përfshihen edhe projektet e propozuara prej tyre.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, ka thënë se janë duke e analizuar projektbuxhetin dhe po përgatiten për të propozuar amendamente. Ai ka kritikuar qeveritë e kaluara për mosmiratimin e propozimeve të opozitës.
Sipas tij, gjatë shtatë vjetëve të fundit, më shumë se 200 amendamente të propozuara nga ai nuk janë miratuar.
Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka paralajmëruar ndërhyrje përmes amendamenteve, duke kërkuar që buxheti të mos jetë selektiv dhe të përfshijë nevojat e të gjithë qytetarëve.
Ai ka përmendur si prioritete investimet në mbrojtjen nga vërshimet, ndërtimin e digave në Istog e Skenderaj, si dhe rritjen e investimeve në shëndetësi dhe furnizimin me barna.
Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2027 u miratua në Qeveri në fillim të javës dhe kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh.
Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: