Franco Foda dhe puna e tij te Kosova – flet Samir Ujkani

Franco Foda dhe puna e tij te Kosova – flet Samir Ujkani

Written by

in

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar. Ai flet për zhvillimet e fundit te “Dardanët” siç janë tri prurjet e reja, punën e Franco Fodës dhe objektivin madhor të Kombëtares. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtarë Exfis.

Ujkani ka folur për përzgjedhësin Franco Foda të cilit i dha merita të mëdha për rezultatet e Kosovës.

“Franco Foda ma së pari është një super trajner na e dina për atë arsye e kemi shiku, para se me zgjedhë e kemi shiku historinë e tij. Tash është trajner në klub e trajner në kombëtare, është ndryshe”.

“Edhe Franco na ka bind edhe është t’u na bind çdo ditë, ai bashkë me stafin e tij, sepse zgjedhja e Federatës ka qenë trajner me staf”.

“Tash edhe stafi i tij që është i shkëlqyeshëm se janë t’u punu ditë e natë edhe kjo e bën diferencën sepse trajneri nuk mundet me punu një orë, ose dy orë, ose tri orë”.

“Është ndoshta dhjetë orë, ndoshta 12 orë, ndoshta ke me shiku dy herë kundërshtarin para se me me bo taktikën tënde edhe këta janë duke punu shkëlqyeshëm”, ka thënë Ujkani ndër tjerash.

Episodin e plotë me Samir Ujkanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com