Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar. Ai flet për zhvillimet e fundit te “Dardanët” siç janë tri prurjet e reja, punën e Franco Fodës dhe objektivin madhor të Kombëtares. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtarë Exfis.
Ujkani ka folur për tri prurjet e reja të Kosovës – Lindrit Kamberin, Bleon Kurtulusin dhe Enis Rexhepin.
Për këta tre lojtarë, Ujkani tha se ata kanë pranuar të vijnë te Kosova pa kushte, duke mos iu frikësuar aspak konkurrencës në kampin dardan.
“Sikur Bleonin, sikur Lindritin me vite Federata i ka kërku, i ka përcjellë edhe na kur e përcjellim njërin, vazhdojmë me e përcjellë, por normalisht ne nuk dëshirojmë askujt me i bë presion negativ”.
“Sepse për neve gjëja kryesore është lojtari me u zhvillu në nivelin më të mirë të mundshëm, se kur ai zhvillohet, neve e kemi më lehtë kur vendos, kur vendos ai me ardhë me lujtë për Kosovën, është me rëndësi me ardhë qind për qind qysh po vijnë, edhe me qu Kosovës më lart, diçka me i dhënë këtij ekipi ë shumë se çfarë ka”.
“Djemtë domethënë kanë ardhur pa diskutime, e kjo mirë është, e kanë pranu domethënë tash edhe konkurrencën”, ka thënë Ujkani.
Episodin e plotë me Samir Ujkanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com