
Njëri nga personat e vrarë në të shtënat me armë zjarri që ndodhën këtë pasdite në Krakov ishte shtetas britanik, sipas policisë polake.
Gjashtë persona mbetën të vrarë nga sulmi, katër gra dhe dy burra.
Të paktën 16 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë dy zyrtarë policorë.
Ndërkohë, ka reaguar edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i cili ka bërë të ditur se në shtëpinë e sulmuesit janë gjetur të vdekur dy gra dhe një burrë, raporton .
Sipas Tuskut, ata ka shumë gjasa të jenë anëtarë të familjes së sulmuesit.
Ende nuk është e qartë nëse trupat e pajetë të gjetur në shtëpinë e sulmuesit përfshihen në mesin e gjashtë viktimave për të cilat është raportuar më herët.
Burimi: Insajderi