
Një grup udhëtarësh të agjencisë “Pranvera”, të cilët po udhëtonin drejt Gjermanisë, kanë mbetur të bllokuar për disa orë në pikën kufitare Horgosh, në anën hungareze të kufirit mes Hungarisë dhe Serbisë.
Një udhëtar ka raportuar për Gazetën Sinjali se pritja ka nisur që nga ora 16:20, ndërsa ata ende nuk kanë arritur të vazhdojnë rrugëtimin drejt destinacionit.
Sipas tij, dyshohet se në kufi është gjetur diçka ilegale, ndërsa udhëtarëve u janë marrë edhe pasaportat.
“Jemi që nga ora 16:20 të bllokuar në kufirin e Hungarisë, Horgosh, nga ana e Hungarisë. Dyshohet se është gjetur diçka ilegale. As pasaportat nuk i kemi ne dhe jemi të bllokuar këtu”, ka deklaruar udhëtari për Sinjalin.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me arsyen e ndalimit apo kohën kur udhëtarët do të mund të vazhdojnë udhëtimin drejt Gjermanisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali