Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)

Written by

in

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)

Puna për Strategjinë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Hagë për katër ish-krerët e UCK-së filloi, e grupi që do ta hartojnë atë ishte i rezervuar në fjalë derisa hyri për takimin e sotëm.

Për rreth tri orë, anëtarët nga institucionet e partitë diskutuan brenda objektit të ekzekutivit.

Por se çka u fol aty nuk u bë e ditur, me arsyetimin se janë marrë vesh që puna e përmbajtja tash për tash të mbetet mes tyre, për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve.

Megjithatë u kuptua se kjo mbledhi e së shtunës nuk shkoi huq, e pjesëtarët patën pajtueshmëri per më shumë se një ujdi.

Se puna e këtij grupi do të jetë e mbyllur pati paralajmeruar edhe kreu i tij, Glauk Konjufca, i cili ditë më parë tha se krejt kjo po bëhet me qëllim që rasti në apel të fitohet.