
Në intervistën e tij të parë pas largimit nga shtëpia, në emisionin “Big Talk” ishte i ftuar Dioni, i cili u eliminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5.
Dioni foli për eksperiencën e tij dhe arsyet që, sipas tij, ndikuan në eliminimin e parakohshëm.
I pyetur nga moderatorja Loredana se çfarë mendon se e penalizoi gjatë qëndrimit në shtëpi, Dioni theksoi se vështirësitë me gjuhën shqipe e penguan të shprehej lirshëm
“Puna gjuhës m’vinte pak vështirë me u shpreh, se në kry e disha çka po du me thanë, po nuk e disha qysh duhet me shpreh mirë”, u shpreh mes tjerash ai.
Burimi: Insajderi