Një foshnjë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin e Pejës.
Rasti është raportuar më 7 nëntor rreth orës 10:00 në Klinë.
Sipas raportit të Policisë, vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar në spital.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/