Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 01:12, në rrugën “Ferid Curri”, ku gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të llojit Glock, dy karikatorë dhe 27 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/