Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga autoritetet e Kroacisë përmes INTERPOL-it.
Arrestimi është realizuar të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 17:05, në pikën e kalimit kufitar në Kullë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i arrestuari është shtetasi kosovar me inicialet M. V., ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet kroate.
Ai dyshohet për përfshirje në vepra penale që lidhen me kontrabandimin, të sanksionuara sipas legjislacionit penal të Kroacisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Policia ka bërë të ditur se procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë në koordinim me institucionet kompetente.
Burimi: Dukagjini
