
Në prag të festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë përcjellë një mesazh përshëndetës dhe mirënjohjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata kanë uruar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin për Ditën e Flamurit, përvjetorin e daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Mesazhi i familjarëve është bërë publik nga Sadri Shala, i cili ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka pritur përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve.
Në mesazhin e tyre, familjarët kanë shprehur dëshirën që festat e ardhshme t’i kremtojnë së bashku, transmeton Klankosova.tv