E quajti të mbivlerësuar, Rozana Radi i reagon publikisht Jonida Maliqit: Sikur një këngë e jotja të merrte klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film

E quajti të mbivlerësuar, Rozana Radi i reagon publikisht Jonida Maliqit: Sikur një këngë e jotja të merrte klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film

Written by

in

Një deklaratë e këngëtares Jonida Maliqi ka nxitur një përplasje në distancë me kolegen e saj, Rozana Radi.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjatë një loje ku panelistet duhej të përmendnin një artist që sipas tyre është i mbivlerësuar, Jonida zgjodhi emrin e Rozanës.

Megjithatë, Maliqi sqaroi se e vlerëson atë për talentin si artiste, poete dhe aktore, por jo për aftësitë e saj vokale.

“Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim”, u shpreh këngëtarja.

Deklarata nuk kaloi pa u vënë re nga Rozana Radi, e cila reagoi publikisht përmes një postimi, duke iu përgjigjur me ironi koleges së saj.

“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi ajo.

Foto: Rozana Radi/InstaStory

Shkëmbimi i deklaratave mes dy artisteve ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ku komentet dhe diskutimet nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Mbetet të shihet nëse Jonida Maliqi do t’i përgjigjet reagimit të Rozana Radit apo kjo përplasje mes tyre do të përfundojë me kaq. /Telegrafi/