“Objektivi ynë është Euro 2028”, Ujkani flet për misionin e Kosovës

“Objektivi ynë është Euro 2028”, Ujkani flet për misionin e Kosovës

Written by

in

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar. Ai flet për zhvillimet e fundit te “Dardanët” siç janë tri prurjet e reja, punën e Franco Fodës dhe objektivin madhor të Kombëtares. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtarë Exfis.

Ujkani ka folur edhe për objektivat e Kosovës, ku siç ka thënë ai qëllimi kryesor i ‘Dardanëve’ është ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2028.

“Ditën e parë kur jena e njoftu, jena taku me Fodën ku i kena tregu qëllimet, planin e krejtë që dojna na dhe që besojna na si Federatë që mundemi me arritë edhe për atë arsye e kena marrë ata se besojnë na, ka qenë 2028 me qenë në Evropian”.

“Është normalisht si po thoni për 2028-tën ka qenë gjithmonë plani për me mujtë me arrit kualifikimin evropian”.

“E dini që do të jetë shumë vështirë, sepse futbolli s’ka garanci asgjë, po qysh e kemi pa na dhe është duke e treguar realiteti, kemi thanë që i kemi lojtarët, e kemi organizimin, na duhet vetëm stafi”, ka thënë Ujkani mes tjerash.

Episodin e plotë me Samir Ujkanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com