Dhuna gjatë protestës dje në Tiranë, arrestohen katër persona

Dhuna gjatë protestës dje në Tiranë, arrestohen katër persona

Written by

in

Katër persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan dhe goditën efektivët me sende të forta dhe lëndë piroteknike, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan lëndë narkotike kanabis, një send metalik shpues, një imitues arme zjarri dhe 50 sfera metalike.

Në zbatim të Aktit Normativ janë vendosur 12 masa administrative, ndërsa një prej tyre, në vlerën 500 mijë lekë, është dhënë ndaj një protestuesi që goditi me gurë policinë dhe godinën e Kryeministrisë.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës.

Burimi: Dukagjini