Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Kroaci, ku një autobus me targa serbe është përmbysur në autostradë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rreth 33 të tjerëve.
Sipas mediumit kroat HRT, autobusi, i cili ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte në drejtim të Zagrebit, ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat anësore të sigurisë dhe më pas është përmbysur.
Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, ka bërë të ditur se gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy shoferë. Sipas informacioneve paraprake, automjeti kishte targa të Serbisë.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen dhe transportimin e të lënduarve drejt institucioneve shëndetësore.
Ndërkohë, autoritetet kroate kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.
Burimi: Dukagjini
