Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Written by

in

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve në hotele për muajin gusht.

Sipas gjetjeve, gjatë muajit gusht kishte më shumë vizitorë sesa në vitin paraprak, transmeton Klankosova.tv.

ASK thotë se numri i vizitorëve në hotele ishte 101.792, prej tyre vizitorë vendorë ishin 37.986 dhe vizitorë të jashtëm ishin 63.806.

Krahasuar me muajin gusht të vitit 2025 (sa ishin 92.544 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.0%.

Numri i net qëndrimeve ishte 212.411, prej tyre 135.740 (62.6%) nga vizitorët e jashtëm dhe 76.671 (ose 36.1%) vizitorët e brendshëm.