
Një deklaratë e këngëtares Jonida Maliqi ka nxitur reagimin e koleges së saj, Rozana Radi, duke shkaktuar një përplasje publike mes dy artisteve.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjatë një loje ku panelistet duhej të përmendnin një artist që e konsideronin të mbivlerësuar, Jonida Maliqi zgjodhi emrin e Rozana Radit.
Maliqi sqaroi se e vlerëson Rozanën për talentin e saj si artiste, poete dhe aktore, por jo për aftësitë vokale.
“Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim”, u shpreh këngëtarja.
Deklarata mori përgjigje nga vetë Rozana Radi, e cila reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar me ironi koleges së saj.
“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi Radi.
Reagimi i saj nxiti diskutime në rrjetet sociale, ku ndjekësit komentuan shkëmbimin e deklaratave mes dy këngëtareve.
Mbetet të shihet nëse Jonida Maliqi do t’i përgjigjet publikisht Rozana Radit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali