Zidane e vlerëson lart Doue: Ka një mentalitet që më pëlqen shumë

Zidane e vlerëson lart Doue: Ka një mentalitet që më pëlqen shumë

Written by

in

Zidane e vlerëson lart Doue: Ka një mentalitet që më pëlqen shumë

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka shprehur admirimin e tij për talentin e Paris Saint-Germain, Desire Doue, duke veçuar mënyrën se si ai e luan futbollin dhe mentalitetin që e karakterizon.

“Ai nuk e komplikon lojën, luan sikur të ishte në lagjen e tij dhe mua më pëlqen shumë ky qëndrim i lirshëm”, u shpreh Zidane.
Ish-trajneri i Real Madridit vlerësoi gjithashtu gatishmërinë e të riut për të dëgjuar këshilla dhe për të vazhduar përmirësimin, pavarësisht cilësive që tashmë zotëron.

“Ajo që më pëlqen veçanërisht tek ai është se është i hapur ndaj këshillave. Është një lojtar i ri shumë i mirë, që bën gjëra të jashtëzakonshme, por që vazhdimisht i thotë vetes se mund të përmirësohet”, deklaroi Zidane.