Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës do të punësohen 20 specializantë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës do të punësohen 20 specializantë

Written by

in

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij viti. Siç njoftohet nga drejtoria e spitalit, presin pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë që në periudhën e ardhshme të punësohet edhe një numër i konsiderueshëm i kuadrit mjekësor me shkollim të mesëm adekuat.

“Nga MSh kemi marrë njoftim se deri në fund të këtij viti do të duhet të punësojmë edhe 20 specializantë të rinj, të cilët janë në vitin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve specialistike. Me këtë presim që ta plotësojmë ekipin e specialistëve në spitalin tonë. Sa i përket punësimit të kuadrit mjekësor me përgatitje të mesme shkollore, presim pëlqim për punësim nga MSh, andaj edhe pres interesim nga të interesuarit për plotësimin e këtyre vendeve të punës. Kjo për arsye se vetëm 4 vitet e fundit, madje 170 të punësuar tanimë kanë shkuar në pension, kurse kemi realizuar vetëm 8 punësime, që kjo flet qartë për deficit të caktuar teknik personal. Që nuk është rasti edhe tek kuadri mjekësor, përpos te anesteziologët. Presim që deri në fund të vitit 2027 dy anesteziologë tanë t’i përfundojnë studimet specialistike, me çka presim që edhe në këtë pjesë presim të kompletojmë ekipin tonë mjekësor.”, shtoi mes të tjerash Sasho Stoshevski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.

Të theksojmë se Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë është spital rajonal i rajonit verilindor të RMV-së me rreth 200 mijë banorë, andaj ekipimi i kuadrit mjekësor me specializantë të rinj do të përmirësojë kushtet mjekësore të pacientëve të këtij rajoni.